Life Style

Përfshihet nga flakët furgoni ku udhëtonin Mamaqi dhe Inva Mula

               Publikuar në : 20:14 - 31/07/20 liberale

Furgoni me të cilin po udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula, Ethem Ramadani dhe Mirela Sula është përfshirë nga flakët këtë të premte.

Grupi ishte nisur për Tropojë dhe fatmirësisht dolën nga mjeti para se ai të shpërthente papritur në mes të rrugës.

Lajmin e ka bërë të ditur në fillim Mirela, e cila publikoi një video nga ngjarja në Instagram ku tregoi flakët dhe tymin e madh.

Një orë më vonë, ka ardhur edhe reagimi i Ermal Mamaqit, i cili konfirmoi incidentin dhe shtoi se të gjithë janë mirë.

“Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur…Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni, jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin”.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back