Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Dropull, lëndohet një person

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët banesa në Dropull, lëndohet një

Një banesë në Dropull është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Derviçan, ku dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkakun e rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH