Aktualitet

Përfshihet nga flakët automjeti afër tunelit të Elbasanit

               Publikuar në : 19:40 - 11/07/20 liberale

Një automjet përfshihet nga flakët në ecje pasditen e sotme në aksin e rrugës Elbasan-Tuneli i Kërrabës.

Sipas “News24”, automjeti i përfshirë nga flakët ishte në ecje në vendin e quajtur Mamël, jo shumë larg tunelit.

Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës, ndërsa policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve deri në shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet që zjarri në automjet të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik nga sforco në ngjitje gjatë rrugës.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back