Aktualitet

Përfshihen nga flakët varrezat publike në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Përfshihen nga flakët varrezat publike në Gjirokastër

Varrezat publike në Gjirokastër janë përshirë nga një vatër zjarri.

Shkak i zjarrit janë bërë temperaturat e larta të stinës dhe lënia ndezur e qirinjve pranë varrezave, nga të afërmit që vizitojnë vendin ku prehen të dashurit e tyre.

Raportohet se policia dhe ekipet zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e dëmtimin e varrezave publike në Gjirokastër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH