Arte

Performanca e Ronela Hajatit trishtim për Shqipërinë, sipas këndvështrimit të mjekut

Shkruar nga Liberale
Performanca e Ronela Hajatit trishtim për Shqipërinë, sipas

Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë nga njëra anë përkrahje dhe nga ana tjetër kritika të shumta pas performancës dhe eliminimit nga gjysmëfinalja e madhe e Eurovisionit.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo reagoi ashpër përmes një postimi në Facebook ku ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me kuptimin e këngës dhe performancën e saj në festival.

Sipas Kalos kjo gjë ishte një degradim në jetën artistike pasi përveç pasthirrmave ishin dhe gjestikulacionet erotike të kërcimit. Ai ka shtuar se kjo gjë ka sjellë dëmtimin e gjithçkaje në shoqërinë tonë, si në politikë, ekonomi, muzikë, dije etj, duke dëmtuar më tepër rininë.

Kalo ka shprehur interpretimin e këngëtares një keqardhje të madhe për të ardhmen e të gjithë vendit dhe e cilësoi atë si një inkurajim dhe arsye më tepër për braktisjen që po i bëjnë të rinjtë Shqipërisë.

“Miq, të afërm, dashamirës e bashkëatdhetarë….A mundet ndokush të më sqarojë, se çfarë “Sekreti” fshehu në Eurovizion këngëtarja Ronela Hajati….Degradimi i shumshkaje në jetën tonë artistike kulmoj mbrëmë me këtë përfaqsim, ku përpos pasthirmave ishin edhe gjestikulacionet erotike të kërcimit, ato që krijonin jo pak “ndotje akustike” dhe “pullëkuqëzime pamore”….Dritëro Agolli i madh, thelbin e degradimit shumëplanësh të shoqërisë sonë Demon-kratike, e gjente të zëvëndësimi i MERITOKRACISË me SHKËRDHATOKRACINË….”KANABIZIM” i gjithshkaje: i politikës, i ekonomisë, i rinisë, i muzikës, i dijedhënies dhe i dijemarrjes, i mjaft emisioneve televizive dhe mbi të gjitha ERRËSIMI TYMOR KANABISOR i vetë ardhmërisë sonë….Shumë e trishtë për të gjithë ne, dhe shumë inkurajuese për braktisjen e vëndit drejt thejqafjes emigratore sidomos nga të rinjtë…. Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!”-shkruan Kalo. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH