Aktualitet

"Përfitojnë 620 të dënuar", Manja i dorëzon Ramës projektin final për Amnistinë: Një vit ulje dënimi për të gjithë të burgosurit

Shkruar nga Liberale
"Përfitojnë 620 të dënuar", Manja i dorëzon

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar këtë të enjte në Kryeministri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale. Në fjalën e tij, Manja tha se do të rritet numri i përfituesve.

“Ju bëjmë me dije se ditën e sotme, date 30.11.2023, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme. Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në date 30.11.2023, duke e përafruar numrin e përfituesve rreth 620 të dënuar.

Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar", theksoi Ministri Manja.

Në draft është parashikuar që të pushojë ndjekja penale për pjesën me të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vite burg. Nga ana tjetër, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë të dënuarit burra dhe gra, si edhe të miturit që nuk janë pjesë e amnistisë. Këtu përjashtohen të dënuarit me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje ose ato që janë subjekt i SPAK.

Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH