Aktualitet

"Përfaqësuesit e PS i shqetëson më shumë Kurti, se ndërhyrja e Zaev"

Shkruar nga Liberale
"Përfaqësuesit e PS i shqetëson më shumë Kurti, se

Kandidati i pavarr i VV në Shqipëri, Biken Abazi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili iu bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë kryeministrin Edi Rama.

Abazi thotë se përfaqësuesit dhe satelitët mediatikë të PS u shqetësuan për vizitën e Albin Kurtit në Shqipëri në mbështetje të 3 kandidatëve të pavarur të VV, por nuk shqetësohen për qëndrimet e Zaev. Sipas tij, ata janë të shqetësuar për modelin frymëzues të kësaj lëvizje, e cila i nxjerr pushtetet zbuluar.

"Përfaqësuesit dhe satelitët mediatikë të Partisë Socialiste nuk u shqetësuan për "ndërhyrjen" e Zaevit në fushatën zgjedhore në Shqipëri, por u "shqetësuan" shumë për vizitën e Albin Kurtit në mbështetje të tre kandidaturave tona në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër. Hipokrizia në këtë rast rikonfirmon faktin se hallin nuk e kanë te "ndërhyrja", por vetëm te pushteti. Halli i madh i tyre është se modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është frymëzues dhe motivues për qytetarët dhe i nxjerr pushtetet në Shqipëri lakuriq në shëmtinë e tyre", shkruan Abazi në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH