Aktualitet

Përfaqësues të KiE refuzuan darkën e tij, Rama zbulon arsyen: E mirëkuptueshme!

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi një pjesë e Asamblesë Parlamentare të KE-së, nuk ka pranuar të marrë pjesë në darkën e organizuar prej tij. Ftesa për darkë erdhi pas fjalimit që Rama mbajti në Këshillin Evropain, ku kërkonte një përmbysje të raportit të Dick Marty ndaj krimeve të luftës në Kosovë.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!”, shkruan ai në profilin Twitter.

Rama vijon duk thënë se ”Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës, ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri”.

Rama sulmon edhe opozitën, që përhapi lajmin e refuzimit. “Është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e non gratave dhe e rublave, gjen kurajën të kundërvihet e të merret me dokrra!"

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH