Aktualitet

Përfaqësues nga Britania e Madhe mbërrijnë sot në SPAK

Shkruar nga Liberale
Përfaqësues nga Britania e Madhe mbërrijnë sot në SPAK

Këtë të hënë do të mbahet seanca për Jamarbër Malltezin, dhëndri i Sali Berishës dhe Fatmir Bektashin, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, me urdhër të SPAK. Burime për mediet bëjnë me dije se sot në Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur diplomatë të huaj, konkretisht, përfaqësues i ambasadës së Britanisë së Madhe.

Theksojmë se mbrëmjen e së shtunës, u arrestua me urdhër të SPAK, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndërkohë për Berishën u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ si dhe iu bllokua pasaporta, për të mos lejuar kështu daljet jashtë vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH