Aktualitet

Përdori simbolet shqiptare, aktivisti shkodran dënohet në Mal të Zi

Shkruar nga Liberale
Përdori simbolet shqiptare, aktivisti shkodran dënohet në Mal

Mali i Zi ka dënuar aktivistin shkodran Irfan Domnori për shkak të përdorimit të simboleve shqiptare në një aktivitet në Tivar.

Irfan Domnori pretendon se vetëm për shkak se në një festë në Tivar të Malit të Zi ka veshur simbole kombëtare dhe ka mbajtur një flamur shqiptar është ndaluar nga policia e shtetit fqinj dhe më pas gjykata e dënoi.

Ai do të paguajë 300 euro dhe i është ndaluar hyrja për 30 ditë në shtetin fqinj.

Në fakt, Mali i Zi nuk ndalon simbolet kombëtare të shteteve të tjera, por ligjet thonë se bashkë me to duhet të ekspozohet dhe flamuri malazez./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/mirsadi1987/videos/2499859520123234/?t=5

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH