Aktualitet

Përdoren për qëllime kriminale, sekuestrohen 4 mijë karta SIM në Rinas

Shkruar nga Liberale
Përdoren për qëllime kriminale, sekuestrohen 4 mijë karta

Rreth 4 mijë karta SIM janë sekuestruar në aeroportin “Nënë Tereza”. Kartat vinin nga Britania e Madhe dhe ishin dërguar me postë të shpejtë. Dyshohet se në Shqipëri mund të përdoreshin për qëllime kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë, karta ishin dërguar në adresë të shtetasit M. H., i cili po procedohet penalisht.

“Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze”, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH