Aktualitet

Përdhunimi i të miturës, detaje të reja shokuese: Je ku**ë nëse...

Shkruar nga Liberale
Përdhunimi i të miturës, detaje të reja shokuese: Je

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku Policia ka arrestuar katër shtetas që akuzohen për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Në Polici ishte marrë informacioni se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe. Ai është një 65-vjeçar me inicialet A.D i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë.

Sakaq, ‘BalkanWeb’ raporton se 65-vjeçari me inicialet A.D., jetonte në njëjtën lagje me 15-vjeçaren dhe për një kohë të gjatë e përndiqte duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e lagjes emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me te.

Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës. Kjo e fundit, nën presion dhe kërcënimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH