Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit kamarieri që u vra nga klienti në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Përcillet në banesën e fundit kamarieri që u vra nga klienti

Kamarieri 57-vjeçar Gazment Kurmaku që ndërroi jetë pasi u godit me sende të forta nga një klient, u përcoll sot në banesën e fundit.

Të afërmit e përshkruajnë Kurmakun si një njeri të ndershëm e shumë punëtor, ndërsa shprehen se kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje.

“Fatkeqësi më të madhe se kjo nuk besoj se ka se shkon tjetri për të punuar që të ushqehet dhe të shkojë tjetri ta vrasë është diçka tepër e rëndë, më të rëndë e kanë prindërit që po përcjellin fëmijën e tyre dhe mendoj që është tepër, tepër e rëndë”, tha një nga të afërmit.

Konflikti mësohet se nisi për një tavolinë, ku mësohet se Kurmaku iu drejtua Erion Llapushit, duke e njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Mirëpo, Llapushi ka kundërshtuar, duke e qëlluar 57-vjeçarin me grushte dhe sende të forta. I ndjeri ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni.

Ndërkaq, autori, Erjon Llapushi, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal, është shpallur në kërkim nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH