Sport

Përballja Shqipëri- Andorra, publikohet formacioni zyrtar

               Publikuar në : 20:25 - 15/11/21 liberale

Shqipëria mbyll ndeshjet eliminatore të Botërorit sot me ndeshjen ndaj Andorrës, duke synuar që të sigurojë tre pikë për rekordin absolut të 18 pikëve në një grup kualifikues.

Kuqezinjtë duan të ruajnë edhe vendin e tretë në klasifikim e padyshim luajnë me objektivin e vetëm fitoren. Megjithatë, ekipi vjen në këtë sfidë me shumë mungesa mes dëmtimesh e pezullimesh, me trajnerin Reja që ka improvizuar rreshtimin e tij.

Kështu, shfaqet Roshi në të djathtë e Hysaj në të majtë, me Hoxhallarin në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Çekiçi dhe Laçi luajnë para Ramadanit. Ndërsa në sulm bie në sy se përveç Uzunit, është në fushë edhe Seferi nga minuta e parë, një lojtar i cili deri dy ditë më parë nuk ishte pjesë e grupit kuqezi dhe u thirr vetëm nga emergjenca e krijuar.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi.
Trajner: Edi Reja

Andorra: Gomes, San Nikolas, Garsia, Alavedra, Cervos, Vieira, Martinez, Puzhol, Alaez, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back