Krye

Përballja me tregun e punës duhet të fillojë që në auditor

               Publikuar në : 09:04 - 13/02/20 liberale

Me shekullin e 21-të vijnë sfida të reja të cilat studentët duhet t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen efektivisht dhe kjo shpesh herë kërkon zhvillim të njohurive të reja dhe aftësive ndërpersonale

Raportet e ndryshme tregojnë se të diplomuarit në të gjithë botën nuk gjejnë menjëherë punë pas diplomimit. Si mundet studentët e ar dhshëm ta anashkalojnë këtë problem?

Ka disa faktorë të cilët mund të përshpejtojnë kalimin nga diplomimi në punën me kohë të plotë përfshijnë që përfshijnë ndërtimin e aftësive të sipërmarrjes, të tilla si zgjidhja e problemeve, komunikimi dhe puna në ekip, zgjedhja e punësimit me një fokus të fortë në të ardhmen, zhvillimi i aftësive ndërpersonale etj.

Një qasje pozitive kundrejt tregut të punës dhe një perceptim optimist ndaj mundësive për punësim është gjithashtu një faktor pozitiv në ndërtimin e një karriere.

Për t’i përgatitur studentët me përballjen me tregun e punës, universitetet zhvillojnë një sërë aktivitetesh me fokus trajnimin dhe mundësitë për punësim, si dhe përfshijnë në kurrikul lëndë që kanë për qëllim zhvillimin profesional të studentëve. Të tilla praktika aftësimi aplikohen prej vitesh edhe në UET.
Përgatitja fillon që me gjërat elementare të tilla si përgatitja e një jetëshkrimi, letra e motivimit etj, deri tek leksionet e hapura në auditor ku të ftuar nga industria vijnë për t’i shpjeguar studentëve cilat janë pritshmëritë e tyre, kërkesat dhe për t’i ofruar mundësi internshipi apo punësimi në kompanitë që përfaqësojnë.

Pritshëmritë e punëdhënsve ndaj studentëve që janë potencial për ta, fokusohen në disa aspekte.
Sipas një studimi të realizuar nga kompania globale e arsimit të lartë Quacquarelli Symonds (QS) e cila ka anketuar mijëra punëdhënës dhe studentët e ardhshëm në mbarë botën për të shqyrtuar marrëdhëniet midis aftësive të diplomuara dhe pritjeve të punëdhënësit rezulton se pesë janë aftësitë më të kërkuara; aftësia për të zgjidhur probleme, puna në ekip, komunikimi, përshtatshmëria dhe aftësitë ndërpersonale.

Aftësia për të zgjidhur probleme
Në vendin e punës ndodh jo pak herë përballja me probleme. Një nga kërkesat bazike të një punëdhënësi kundrejt punonjësit të tij është pikërisht aftësia për t’i gjetur këtyre problemeve një zgjiedhje efektive dhe optimale. Kjo aftësi nuk është e limituar thjesht tek gjetja e zgjidhjes, por edhe tek zotësia për të identifikuar problemin, për ta analizuar atë dhe ndikimin e tij në biznes, për të përcaktuar prioritetet si dhe për të dalë në përfundimin e një zgjidhje optimale.

Puna në ekip
Puna në grup për shumicën e punëdhënësve, është një tjetër aftësi vendimtare që duhet të ketë një punonjës, në çdo vend pune. Kjo gjetje thekson nevojën që studentët të njihen më shumë, gjatë studimeve të tyre në universitet, me eksperiencën në botën reale të punës, me anë të leksioneve të hapura apo internshipeve që ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të kreativitetit, punës në grup, aftësive organizative dhe zgjidhjes së problemeve.

Komunikimi
Komunikimi i mirë është një mjet thelbësor në arritjen e produktivitetit dhe ruajtjen e marrëdhënieve të forta të punës në të gjitha nivelet e një organizate. Punonjësit që komunikojnë në mënyrë efektive me kolegët, menaxherët dhe klientët janë gjithmonë pasuri të vlefshme për një organizatë. Aftësitë e mira komunikuese shpesh mund t’i bëjë njerëzit të dallojnë nga konkurenca kur aplikojnë për punë.

Përshtatshmëria
Ka shumë pak njerëz të suksesshëm ose korporata që kanë arritur aty ku janë duke bërë thjesht të njëjtën gjë. Në fakt, menaxherët e mirë e kërkojnë ndryshim dhe e ndjekin atë me forcë, duke kuptuar se të jesh me të vërtetë inovativ dhe përpara tendencave, duhet të përqafosh ndryshimin. Përshtatshmëria në vendin e punës është kur një punonjës mund të jetë fleksibël dhe të ketë aftësinë për t’u përshtatur me ndryshimin e kushteve të punës. Por të qenit i adaptueshëm nuk do të thotë thjesht të përqafosh ndryshimet por edhe të jesh optimist dhe i qëndrueshëm, duke punuar efektivisht si në mënyrë individuale ashtu edhe në ekip.

Aftësitë ndërpersonale
Ashtu sic aftësitë e mira ndërpersonale na ndihmojnë në përditshmëri, edhe jeta profesionale mund të përfitojë mjaft mirë prej tyre. Një individ me të tilla aftësi është gjithnjë i vlerësuar nga punëdhënësit.

Duke u edukuar që në hapat e parë të karrierës, ende pa u larguar nga universiteti, studentët e kanë më të lehtë përballjen me tregun e punës dhe shumë herë më të thjeshtë gjetjen e vetes dhe “punës së ëndrrave”. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back