1

Përballja me San Marinon, Reja: Do të luajnë lojtarët më të denjë

               Publikuar në : 19:33 - 30/03/21 liberale

Në prag të sfidës së Shqipërisë ndaj San Marinos, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”,  trajneri Edi Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë dalë në një konferencë zyrtare për shtyp.

Tekniku Italian komentoi humbjen me Angline si dhe zbuloi se në San Marino do të luajnë lojtarët më të denjë dhe në formë, teksa theksoi se ka 28 lojtarë në dispozicion.

“Mund të them se bëmë një ndeshje të mirë ndaj një rivali si Anglia. Luajtëm mirë në mbrojte. Nuk dolëm dot siç donim, pasi ishim përgatitur ndryshe, për t’i kapur në kundërsulme. Anglia nuk bëri ndonjë gjë të madhe, por siç e dimë, kanë lojtarë me kualitet dhe e zgjidhin ndeshjen.

San Marino është një skuadër e organizuar, nuk i nënvlerësojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë mund t’iu them se në fushë do të futen lojtarët që janë më në formë. Kam 23 lojtarë, në të cilët mund të mbështetem. Strakosha do të jetë në portë në këtë sfidë, ndërsa Gjimshiti mund të na ndihmojë edhe për të sulmuar.

Kemi rënë në një grup shumë të vështirë, por jemi një skuadër që po rritemi dhe mund të bëjmë mirë, duhet ta tregojmë edhe ndaj Anglisë, Polonisë dhe Hungarisë,” u shpreh Reja.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë eliminatore për Botërorin “Katar 2022” përballë San Marinos, në fushën e tyre të mërkuren në orën 20:45.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back