1

Përballja Angli-Shqipëri/ Reja bën publik formacionin

               Publikuar në : 19:49 - 12/11/21 liberale

Ndeshja Angli-Shqipëri në “Uembli” do të jetë sfida, e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.

Ttrajneri Reja nuk ka ngurruar që të bëjë lëvizje të rëndësishme në grupin e kuqezinjve. Kështu, nga minuta e parë shfaqet në fushën e lojës Thomas Strakosha e jo Etrit Berisha në portë. Një lëvizje e papritur, pasi mendohej se kapiteni Berisha do të ishte përsëri titullar të paktën deri në fund të eliminatoreve.

Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

Anglia: Pikford, Uoker, Çilluell, Xhejms, Stouns, Meguajër, Filips, Henderson, Foden, Sterling, Kejn.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back