Showbiz

Për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, “Gruaja Horizont”, ekspozita që duhet të vizitoni patjetër këtë tetor!

Shkruar nga Liberale

Tirana do të vishet magjishëm këtë tetor, përmes artit, historisë dhe gruas. Një trinom përmes të cilit shoqëritë krijojnë botën e tyre. Për çfarë e kemi fjalën? Pikërisht për ekspozitën e Jetona Koçibellit, në të cilën ajo prezantohet për herë të parë si kuratore.

Një ekspozitë që ka në fokus gruan përballë tablove ikonike.

Figurat e zgjedhura për të qenë pjesë e ekspozitës janë nga fusha e artit,  televizionit, biznesit, qeverisjes dhe politikës. Në 40 fotografi do të shpalosen transformimi por edhe rëndësia e grave dhe kontributi i tyre në shoqëri. Ajo që e bën më të veçantë këtë ekspozitë është dualiteti i dy epokave që shkrihen plotësisht në njëra-tjetrën. Gra të sotme duke mbajtur në dorë fotot me të spikatura të pikturave të kushtuara figurës së gruas, në artin e realizmit socialist. Në dy epoka që kanë një temë të përbashkët, rëndësinë  e gruas në shoqëritë që ecin dhe evolohen. Gruaja, në një udhëtim në kohë, me kohën, për kohën, në një ekspozitë që ka gjithçka. Një ekspozitë që do të na shoqërojë në Galerinë e Tiranës në datat 19,20,21 tetor.

Përmes saj do të shijoni artin në të gjithë dimensionet e tij.

Disa prej fotografive të ekspozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH