Aktualitet

Për në Dubai me 15 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 37-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Për në Dubai me 15 mijë euro të padeklaruara, nën hetim

Një 37-vjeçar është vendosur nën hetim pasi u kap në aeroportin e Rinasit me 15 mijë euro të padeklaruara.

Policia njofton, se nën procedin është vendosur 37-vjeçari me iniciale Sh.Th. i cili do të udhëtonte drejt Dubait. Nga kontrolli i bërë në bagazhet e tij, u konstatua një shumë prej 15 mijë euro të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 15000 euro, procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH