1

Për herë të parë Shqipëria do të ketë poetin laureat

               Publikuar në : 15:11 - 30/09/20 liberale

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli ka njoftuar se për herë të parë Shqipëria do të ketë Poetin Laureat. Një traditë e njohur kjo në shumë vende perëndimore, do të marrë jetë gjatë muajit tetor nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

“Për herë të parë QKLL do të krijojë atë që në vende të tjera quhet institucioni i Poetit Laureat, një praktikë e njohur kjo në vende si SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Kanada, Gjermani, Holandë etj. Qëllimi i këtij çmimi të rëndësishëm është ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e leximit të poezisë. Ky çmim do ti akordohet një poeti të gjallë me një vepër të botuar vitet e fundit që ka sjellë një risi në poezinë shqipe. Poeti Laureat do të ketë një mandat dy vjeçar e gjatë këtyre viteve ai do të jetë në krye të një fushate mbi rëndësinë e leximit të poezive, apo aktiviteteve të ndryshme me në fokus poezinë. Po kujtoj poetin amerikan Billy Collis që gjatë mandatit të tij botoi antologjinë “365 poezi” si format xhepi, apo Robert Pinsku një tjetër laureat i cili hartoi një antologji për nxënësit e shkollave të mesme. Laureati shqiptar do ketë programin e tij.”, shprehet Alda Bardhyli, drejtore e QKLL.

Komiteti drejtues i këtij projekti të rëndësishëm për botën letrare shqiptare, kryesohet nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustaj dhe në përberje të tij janë botuesja Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, Zv. Dekan në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT, profesorja dhe poetja Viola Isufaj dhe kritiku Agim Baci.

Sot Komiteti zhvilloi takimin e parë pranë QKLL-së, duke përzgjedhur kandidatët për këtë cmim të madh.

Më 5 tetor do të bëhen publik emrat e kandidatëve për këtë çmim. Poeti Laureat do të shpallet më 30 tetor, duke mbyllur kështu siparin e një sërë aktiviteteve kushtuar një muaj dedikuar librit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back