Aktualitet

Për herë të parë qeveria e Shqipërisë zhvillon mbledhje të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi

Shkruar nga Liberale
Për herë të parë qeveria e Shqipërisë zhvillon

Ditën e hënë më 27 shkurt, do të mbahet për herë të parë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.

Mbledhja e qeverive do të zhvillohet në ndërtesën e Akademisë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH