Showbiz

"Për Halloween rri si vetja", Luana i kthen përgjigje ndjekësit

Shkruar nga Liberale

Halloween është afër dhe duke qenë se kjo ditë përkon me të shtunën, që është edhe dita e transmetimit të "Shiko kush luan", Luana i ka kërkuar fansave mendime se si cili personazh të transformohet.

Sugjerimet për moderatoren ishin të shumta, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte një ndjekës që i shkruante Luanës të qëndronte siç është.

"Rri qysh je moj, boll na tut qishtu", shkruan ndjekësi, koment të cilin Luana e mori me shumë sportivitet dhe i ktheu përgjigjen epike: "U qyqaaaa", me emoji që qeshin me lot.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH