Kronike

Për dy ditë do të festonte 20-vjetorin, vdes në aksident shqiptari

               Publikuar në : 18:48 - 19/08/19 R Liberale

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në Itali.

Ishte ora 9:30 e mëngjesit të sotëm kur 19-vjeçari  Ledio Cërriku, i cili po drejtonte një motor të tipit ‘Piaggio Liberty’ është përplasur nga një furgon ‘Fiat D Ducato’, të drejtuar nga një 37-vjeçar, në kryqëzimin mes Via Bramante dhe Via Raffaello.

Ndonëse kishte vendosur kaskën i riu ka përplasur kokën me forcë në asfalt  duke mbetur i vdekur në vend. Prej vitesh ai jetonte në qytetin Romagna dhe  ditën e mërkurë do të festonte 20-vjetorin e lindjes.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

(Visited 218 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *