Editorial

Për Durrësin e Shqipërinë s'mjafton solidariteti, duhet normaliteti

Shkruar nga Liberale
Për Durrësin e Shqipërinë s'mjafton solidariteti, duhet

Ervis Iljazaj

Është e qartë se pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit në Durrës do të përdoren si kartë elektorale nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Jo më kot, Edi Rama ka bërë cmos për tu shfaqur si shpëtimtari i fatkqëve të tërmetit dhe ka angazhuar pothuajse të gjithë qeverinë e tij në këtë drejtim. Aq shumë e ka kuptuar këtë moment që mund ti shërbejë politikish sa që nuk rresht asnjë moment pa vizituar banorë të prekur nga tërmeti  duke dhënë shfaqje solidariteti, që për hir të vërtetës, ndonjëherë janë dhe patetike dhe të padurueshme. Dhe të gjithë këtë gjë e bën duke dhenë idenë se fatkeqësinë po e përjeton njësoj si ata fatkeqë, herë duke u paraqitur si pa vënë gjumë në sy, herë më tespie pleqsh nëpër duar, apo duke veshur të njëjtin xhup të kombëtares shqiptare , a thua se nuk ka as kohë për tu ndëruar. Madje, pikërisht për këtë qëllim, ka hyrë aq shumë në psikologjinë e atyre njërzve sa që tashmë nuk lë më citate shënjtorësh apo profetësh pa përdorur. Madje, tërmeti duket sikur i ka hapur dhe ndonjë punë një qeverie që ka kohë që sbën asnjë punë, dhe ka harruar se si qeveriset vëndi, dhe pothuasje  nuk gjeneron asnjë ide ekonomike dhe zhvillimore.

Megjithatë, ishte një shfaqje e pritshme nga një kryeminsitër mjeshtër në komunikimin publik. Ideja është se kjo situatë nuk ka nevojë për një kryeministër solidar dhe qe qan hallin që i ka rënë atyre njërzve në aspektin emocional, por një kryeminsitër që jep zgjidhje dhe menaxhon gjendjen e jashtëzakonshme nga zyra e tij dhe kordinon të gjitha aksionet. Pra, një kryeministër në detyrë, i ftohtë dhe i gatshmë në cdo moment për  të dhënë zgjidhje konkrete.

Por, më shumë se cdo gjë tjetër, Shqipëria dhe Durrësi në këto momente ka nevojë për nomralitet dhe jo më solidaritet, që sigurisht është i nevojshmë për që nuk mjafton. Një normalitet që e ka për detyrë t’ia kthejë qeveria dhe Kryeministri. Në këtë kuptim, qeveria shqiptare duhet ti japë fund shfaqjeve emocionale dhe duhet te fillojë të marrë vendime se si t’ia kthejë jetën e përditshme qytetarëve të Durrësi, sidomos sipërrmarjes të atij qytetit. Është e sigurtë që ekonomia e Durrësit, por edhe e Shqipërisë në përgjithësi, duke parë dhe kostot financiare që do të kenë pasojat e tërmetit do të jenë sigurisht të mëdha. E në këtë kuptim, ka nevojë për politika drejt këtij synimi.Ka nevojë që Kryeministri shqiptar të lërë takimet solidare dhe të fillojë takimet me sipërmarrjen në Durrës, të cilët sigurisht gjenden në vështirësi dhe ka nevojë për mbështetjen e qeverisë. Sepse nëse bllokohet procesi ekonomik, Shqipëria do ta kenë edhe më të vështirë për të prballuar një fatkeqësi të tillë.

Por, për ta përgatitur një shoqëri për këto sfida dhe për ta orientuar, ka nevojë gjithmonë për udhëheqës të përgjegjshëm dhe të mencur, e jo udhëheqës që në një mënyrë apo në një  tjetër janë shkakau i këtyre fatkeqësive.

Akoma shoqëria shqiptare e mbërthyer nga paniku dhe ankthi nuk është e vetëdijshme se kostot e këtij tërmeti janë shumë të mëdha dhe do të rëndojnë mbi shpinën e tyre. Por, ndonjëherë këto fatkeqësi shërbejnë edhe si moment rifillimi nga e para , pse jo dhe zhvillimi për të ardhmen, varet nga menaxhimi i situatës. Ky moment do të shërbeje ose për ti dhënë zgjidhje përfundimtare disa problematikave shqiptare, ose ka për ta cuar vëndin në një krizë të thellë.

Fatkqësia më e madhe do të ishte nëse kjo qeveri, që me sa duket e ka gjetur një motiv për ti thënë shqiptarëve se është në punë, do të vashdojë të mbajë peng opinionin publik me cështjet e tërmetit dhe shfaqet politike rreth tij, do të bllokojë cdo aspekt tjetër të jetës ekonomike dhe shoqërore, që me shumë mundësi do të thellojnë krizën që do të lërë pas tërmeti.  Kështu që, për të mirën e Durrësit dhe Shqipërisë, është kthimi në normalitet i procesit ekonomik, politik dhe shoqëror të vëndit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH