Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Për cilat zgjedhje bëhet Reforma?

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Për cilat zgjedhje bëhet Reforma?

Kur nxori dekretin e dytë, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, presidenti Meta ishte i mendimit se e diela e 13 tetorit mund të shërbente edhe për zgjedhje të parakohshme elektorale e madje edhe ato presidenciale – edhe pse këto të fundit do të kërkonin doemos ndryshime kushtetuese -, të cilat të mbajtura njëherazi do ta nxirrnin vendin nga kriza.

Atëkohë, edhe kreu i opozitës Basha, pas takimit në presidencë me kreun e shtetit do të artikulonte bindjen e tij se zgjedhjet e trefishta do t’i jepnin zgjidhje ngërçit politik.

13 tetori do të kalonte, ashtu siç do ta përshkruante kryeministri Rama, si një e diel e zakonshme vjeshte dhe madje edhe  vetë presidenti e kaloi në heshtje, ndërsa vetëm dy ditë më herët Komisioni i Venecias kishte nxjerrë raportin final me opinionin e ekspertëve nëse kreu i shtetit shqiptar kishte kryer apo jo shkelje të rëndë të Kushtetutës, me anulimin e më pas shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale sot./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH