Mikela Pupa ka qënë një personazh mjaft i komentuar në media sa i përket marrëdhënieve të saj romantike. Mikela ka qënë pjesë e programit “Pëputhen”, e cila doli çift së bashku me Erionin.
Duke lënë çdo gjë pas, Mikela para disa kohësh ka pranuar publikisht se është duke shijuar një lidhje të re dashurie, për të cilën shpesh herë është shprehur se ndihet shumë e lumtur.
Mikela ka treguar se djali me të cilin është e dashuruar dhe ka nisur bashkëjetesën, nuk është personazh publik por që i përket fushës së artit. Pupa ka treguar se nuk dëshiron ta bëjë publike fytyrën e të dashurin pasi vet ai nuk e do këtë gjë.
Ditën e sotme, ish-konkurrentja e BBV, ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ne Instagram, ku sigurisht nuk i kanë munguar pyetjet lidhur me partnerin e saj.
“A e duan shumë kafshët partnerin?“, pyet një nga ndjekësit e personazhit të njohur televiziv.
Mikela ka zbuluar që kafshët jo vetëm që e duan por madje ajo bëhet xheloze për dashurinë që kafshët kanë për partnerin.
“Po, ndonjëherë mendoj më shumë se mua dhe jam xheloze”, shkruan Mikela sipër një fotoje ku shfaqet partneri i saj së bashku me qenin dhe macen i shtrirë në krevat.