Sport

Për 60 milionë euro la Italinë për Arabinë, nesër prezantimi i Mançinit

Shkruar nga Liberale
Për 60 milionë euro la Italinë për Arabinë, nesër

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Arabisë Saudite. E vetmja gjë që mungonte ishte njoftimi zyrtar pas dorëheqjes nga drejtimi i Italisë. Mancini - i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 - do të drejtojë përfaqësuesen saudite dhe prezantimi është planifikuar për 28 gusht në Riad në orën 17:00 me orën lokale, 16:00 në Shqipëri.

Roberto Mancini është trajneri i zgjedhur nga federata saudite për të udhëhequr përzgjedhjen e tyre drejt Kupës së Botës 2030. Objektivi i parë do të jetë përpjekja për t'u kualifikuar në SHBA-Meksikë-Kanada 2026 dhe për këtë arsye ai firmosi në shtatë vjet.

Megjithatë, kontrata e Mancinit – sipas thashethemeve – fillimisht do të zgjasë deri në vitin 2027, kur Arabia Saudite do të presë Kupën e Azisë në janar, në shifra marramendëse, prej të paktën 60 milionë euro që do të marrë si pagë në këtë periudhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH