Aktualitet

Për 5 muaj me radhë përndiqte një vajzë, arrestohet 23-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Për 5 muaj me radhë përndiqte një vajzë, arrestohet

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajsh përndiqte shtetasen B.Ç.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ai ishte në kerkim, pasi gjykata e Fierit ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajsh shtetasen B.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH