Aktualitet

Pensionet e shqiptarëve/ Rama: Parlamenti italian e ka përfshirë në projek-buxhet

Shkruar nga Liberale
Pensionet e shqiptarëve/ Rama: Parlamenti italian e ka përfshirë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për shqiptarët në Itali. Kryeqeveritari shkruan se parlamenti italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve që kanë punuar në vendin fqinj.

“Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH