Showbiz

Pengu i Zamira Kitës: Isha në rolin e prostitutës, nuk më la burri

Shkruar nga Liberale
Pengu i Zamira Kitës: Isha në rolin e prostitutës, nuk më la

Aktorja shqiptare, Zamira Kita, e cila vazhdon të thurë sukses ka rrëfyer së fundmi detaje nga eksperienca e saj në role të ndryshme.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, për emisionin “Natën me Aulonën”, artistja ka rrëfyer se si bashkëshorti e ka ndaluar të luaj një rol në film, atë të prostitutës.

“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter.Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua.

Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”, tha Zamira Kita.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH