Aktualitet

Foto/ Pemë të thyera e gurë të rrëzuar, moti i keq bën namin në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Ndërkohë që në zonat veriore situata paraqitet më e vështirë.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile, në Gjirokastër rezulton se nuk ka banesa të përmbytura apo toka bujqësore, por si pasojë e reshjeve të dendura disa akse janë bllokuar nga rrëzimi i gurëve dhe disa pemë janë thyer.

NJOFTIMI I EMERGJENCAVE

Situata e emergjencave civile në qarkun Gjirokastër deri në orën 7.00 dt 21 nentor 2022.

Shtabi i mbrojtjes civile të Prefektit të qarkut dhe shtabet e 7 bashkive janê 24 për 24 ore në terren.

Gadishmëri efektivat, logjistika, mjetet e gatshme për ndërhyrje.

* Situata e rreshjeve ka vijuar me intesitet 24 orë rresht.

*Janê nën monitorim të gjitha digat e rezervuarëve. Rrjeti i kanaleve kulluese ka funksionuar më sê miri.

*Niveli i ujit në lumenjtê Drino e sidomos në Vjosë (Përmet – Tepel) brenda kuotave.

*Nuk ka ende sipërfaqe toke të përmbytura.

*Nuk ka dëmtime të pronës publike e private.

*Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është siguruar pandërprerje.

* Të gjithë akset rrugore nacionale janê të kalueshme.

Problematika,

Ndërhyrje në akset rrugore të cilat u riparuan në kohë rekord nga ARSH Rajoni jugor.:

-shkalla e zezë Tepelenê.

-Këlcyrë – Ballaban

– Valare- Çajup

– Suhë – Zagorie

– Skërficë -Fushëbardhe

– Kolonjê – Golem

– Zenelaj – Zhulat

Defekte të furnizimit me energji elektrike dhe riparime ne kohë rekord nga brigadat e emergjencave të OSHE-së.

– Nê Nj. Admin. Memaliaj e Luftinje – Bashkia Memaliaj.

– Nj. Admin Piskovê e Frashêr – bashkia Përmet.

-Nj. Admin Zagorie – bashkia Libohove.

-Nj. Admin. Dropull i siperm – bashkia Dropull.

-Nj. Admin Odrie – bashkia Gjirok.

Po punohet me intesitet për pastrim te gureve te përrenjve ne rruget e brendshme te bashkise Gjirokastër, Libohovë, Përmet, Këlcyrê, Dropull, Tepelenë, Memaliaj si dhe nê nj.admin. të të gjithê qarkut.

Shtabi mbrojtjes civile té prefektit të qarkut eshte nê terren, nē ndjekje e monitorim tê situatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH