Kryesore

Pëllumb Kulla, 80 vjeç, një bibliotekë e letërsisë satirike

               Publikuar në : 09:46 - 13/01/20 liberale

Suplementi Leteratura është një rubrikë dedikuar letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë, ndryshe nga herët e tjera, “Leteratura” vjen me një speciale dedikuar shkrimtarit, dramaturgut e regjisorit Pëllumb Kulla, në 80 vjetorin e tij.

Në shkrimin e titulluar “Në Bibliotekën e Pëllumb Kullës”, risillet në vëmendje krijimtaria e autorit.

Biblioteka krijuese e Pëllumb Kullës meriton një bibliografi më vete. Dhjetëra skeçe, komedi, tregime, monologë, skica e thërrime, drama, romane apo publicistikë që shënojnë historinë e  satirës, letërsisë, apo dramaturgjisë shqipe, në më shumë se gjysmë shekulli. Janë dhjetëra botime të cilat bashkë me vlerat që përcjellin tregojnë nga ana tjetër dhe vetë kohën. Kulla është padyshim Mark Tueni i letrave shqipe, i cili me ndjeshmërinë e stilit arriti ta shndërronte tragjizmin në humor, e në të njëjtën kohë të dokumentonte në dhjetëra vepra, evolimin e shoqërisë shqiptare përmes fabulave të marra nga jeta.”

Më tej, do të lexoni dy shkrime për dy nga veprat e Kullës.

Shkrimi “Shqipëria paralele në tregimet e Pëllumb Kullës”, bën fjalë për librin me tregime dhe novela të zgjedhura “Rrëmbimi i nuses në Nju Jork”

“Ajo çfarë i bën të plota tregimet e Kullës nuk është vetëm fabula, tepër e qenësishme për kontekstin e një rrëfimi, por dhe humori që shoqëron mesazhin që përcillet nga një rrëfim në tjetrin. Pëllumb Kulla i jep tregimit shqip me këtë përmbledhje me tregime një tjetër hov, duke plotësuar një pjesë pothuajse të munguar ndër vite “satirën”.”

Ndërsa shkrimi “Kur letërsia rrëzon një kohë”, dedikuar romanit  “Vdekja e Enver Hoxhës”, një roman që shënjon një moment të rëndësishëm të prozës shqipe.

Në historinë e letërsive të vendeve post-komuniste është i njohur fakti që shumë autorë janë marrë me figurën e sovranit, për të depërtuar në psiqikën e kohës, dhe për ti dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve apo dilemave që historia i mbart ende. Por Kulla është i pari që e bën këtë përballje në prozën shqipe, pa ndrojtje, duke e shënjuar që në titull emrin e diktatorit i bindur në rëndësinë e dueleve të vërteta. Por kjo përballje e tij me diktatorin është një përballje jo e lehtë, e cila sjell një nga rastet kur letërsia del pararojë e historisë, dhe arrin të shpjegojë përmes mjeteve të saj sistemin. Një roman i fortë, shkruar plot guxim, stil dhe humor e bën këtë libër të lexohet lehtë në çdo kohë.”

Në fund të kësaj specialeje gjeni shkrimin me titull “Portreti i një shkrimtari”, një profil të Pëllumb Kullës, nga Maku Pone.

Po të kishte patur pak më shumë zell e kurajo, e të mos kish ndeshur skenën në rrugën e tij, themi se fati do ta kishte pasuruar letërsinë shqipe me një poet tjetër në vazhdën e Poradecit, Kutelit, Jorgo Bllacit e Frederik Reshpjes…”./Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back