Aktualitet

Peleshi: Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë zjarre

Shkruar nga Liberale
Peleshi: Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur nga opozita në Komisionin e Sigurisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre për situatën e zjarreve.

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, ka kërkuar që ministri të paraqesë kapacitetet tona për shuarjen e zjarrit.

Peleshi i tha opozitës se nëse pretendojnë se s’do ketë asnjë zjarr, s’ka asgjë të keqe. Kjo u mor si ironi nga Xhaferraj i cili i tha ministrit se po kërkojnë një avion për shurjen e flakëve.

Në kundërpërgjigje, duke bërë një bilanc të situatës, ministri Peleshi u shpreh se po të shohin hartën e zjarreve të vitit të kaluar, është e gjitha e kuqe.

Ai paralajmëroi se do të kemi një verë të nxehtë para, e po kështu shumë zjarre. Ministri Pelshi tha ndër të tjera se çështja e përballjes së emergjencave të zjarreve, nuk mund të jetë një çështje që zgjidhet vetëm me kapacitetet ajrore.

Pjesë nga diskutimi 

Peleshi: Nëse pretendohet se s’do të ketë asnjë zjarr

Xhaferraj: Ne pretendojmë të kemi një helikopter në punë

Peleshi: Ju kërkoj ndjesë nëse tingëlloi ironike, nuk e kisha ironike. Nëse pretendohet se s’duhet të ketë asnjë zjarr, s’ka asgjë të keqe. Nuk e kisha për ironi. Kemi patur një zjarr serioz në Sazan dhe Xhaferraj e bën sikur është bërë nami. Po të shohim hartën e zjarreve të vitit të kaluar, harta është e gjitha e kuqe.

Fatkeqësisht do kemi, uroj që jo. Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë zjarre. Duhet pretenduar, sidomos nga opozita që thotë ç’a më duhet mua si është temperatura, merrni masa, kam të drejtë të ngre zërin edhe unë këtë do bëjë nëse do isha në opozitë.

Çështja e përballjes së emergjencave të zjarreve nuk mund të jetë një çështje që zgjidhet vetëm me kapacitetet ajrore. Një apel të gjithë, e pamundur që ne ti bëjmë dot ballë zjarreve në të gjithë Shqipërinë, dhe sikur të kishim buxhetin e Greqisë apo Turqisë.

Ca na duhet të kemi përgjegjësinë për të koordinuar sistemin e emergjencave, nuk kemi kapacitet tona për të përballur emergjencën. Reagimi i parë duhet të jetë nga zjarrfikësit, duhet të reagojë lagjia, komuniteti, pastaj bashkia, pastaj kur shterojnë kapacitet e tyre futet mbrojtja.

Në Karaburun që kemi pasur vatrën më serioze vitin e kaluar, ushtarët tanë bënin katër-pesë orë rrugë në këmbë, ca mund të merrnin më shumë me vete se një lopatë xheniere.

Zjarrit të Sazanit, ka patur reagim serioz, ka ndërhyrë një anije e forcës detare, kemi çuar 22 trupa në fillim. Janë aktivizuar 280 trupa, edhe tokësore edhe detare, shtuar edhe ndihmës që na erdhi nga Greqia.

Jemi vend i vogël, s’ia vlen të investojmë për të patur avionët tanë, kushton 50 mln euro. Nëse i kemi, nuk jemi në atë fazë që të investojmë 50 mln euro për ta përdorur një muaj, shtuar pastaj kostot e mirëmbajtjes që janë shumë të mëdha, s’ka kompani që bëjnë mirëmbajtjen, tregu është shumë i vogël. Ça na ndodh?

Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore me kontraktim jashtë vendit, kostot tona janë edhe më të mëdha sa një shteti tjetër si Italia, duhet ta çojmë mjetin jashtë, problemet e mirëmbajtjes si kanë edhe shtete më të mëdha si ne. Të investojmë qindra miliona euro për të patur një flotë avionësh është ekonomikisht e pamundur.

Lajmi i mirë është që nuk përballemi vetëm ne me emergjenca. Të gjithë vendet kanë, kemi bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e mbrojtjes civile me Turqinë, Greqinë, Italinë, Kroacisë. Kemi katër helikopterë, një e kemi në dispozicion të shuarjes së zjarreve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH