Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj

    Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj

    Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini

    Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini

    Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 28-vjeçarit në Përmet

    Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 28-vjeçarit në Përmet

    PS rezolutë në Kuvend për sulmet në veri të Kosovës

    PS rezolutë në Kuvend për sulmet në veri të Kosovës

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    Preç Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të dalë nga kriza PD-ja

    “Poeti laureat”, mes banalizimit dhe nevojës për ta bërë si bota

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj/ Kukësi, në shtëpinë e opozitës nuk përmendet litari

    Preç Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të dalë nga kriza PD-ja

    Kush përfiton nga puna e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme

    REFLEKSIONE nga Erl Kodra: “Bravo” Albin Kurti. Bukur ia punove Kosovës!

    REFLEKSIONE nga Erl Kodra: “Bravo” Albin Kurti. Bukur ia punove Kosovës!

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 121 mijë studentë në auditore, shkencat dhe mësuesia rrezikojnë zhdukjen! Pse të gjithë duan të veshin ‘bluza të bardha’

    SHIFRA E DITËS: 121 mijë studentë në auditore, shkencat dhe mësuesia rrezikojnë zhdukjen! Pse të gjithë duan të veshin ‘bluza të bardha’

    SHIFRA E DITËS: 10 vendet me sistemet më të mira dhe më të këqija arsimore në botë… talenti dhe Shqipëria

    “Shkëlqimi dhe rënia” e Universitetit të Tiranës, bie me 200 vende të tjera në renditje. Dija dhe cilësia drejt “greminës”!

    Tradita e 15 viteve Master në UET, diplomohen rreth 300 studentë në këtë jubile

    Tradita e 15 viteve Master në UET, diplomohen rreth 300 studentë në këtë jubile

    Master në media digjitale, në bashkëpunim me UET, të rinjtë praktikë në Euronews

    Master në media digjitale, në bashkëpunim me UET, të rinjtë praktikë në Euronews

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Ndodh çudia në Greqi! 13-vjeçarja shkon me dhimbje të forta në spital dhe lind foshnjën pa e ditur se ishte shtatzënë

    Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë

    Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë

    Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës

    Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Horoskopi për ditën e diel 2 tetor 2022!

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 5 tetor 2023

    Më shpejt nga ç’e prisnim! Zbulohet data e DASMËS së Venera Lumanit dhe Lind Islamit

    Më shpejt nga ç’e prisnim! Zbulohet data e DASMËS së Venera Lumanit dhe Lind Islamit

    Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim së shpejti këngëtaren

    Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim së shpejti këngëtaren

    100 librat më të mirë të zhanrit mister dhe thriller të të gjitha kohërave

Fillimi Art - Kulture 1

Pelegrinët/ Kadare, Lulani pacientë të subkoshiencës

Pelegrinët/ Kadare, Lulani pacientë të subkoshiencës

Share on FacebookShare on Twitter

Vladimir Myrtezai

Para pak ditësh mora një thirrje nga gazetari Martin Leka, që më pyeste se çfarë plani kisha për fundjavën, nëse isha i gatshëm për të vajtur në Lëpushë, në veri të vendit.

Kishte ngritur një grup të vogël pune nga TVSH-ja për të bërë një kronikë në atë zonë, meqë atje ndodhej edhe një koloni piktorësh të njohur, nga ata që vazhdojnë të gjurmojnë ulje ngritjet e bukurive natyrore, duke ripopulluar në hov e sipër zona të largëta, për t’i shtuar natyrës një element mjaft tërheqës e disi ekzotik: profilin e artistëve të plein air.

Pranova menjëherë, ngaqë më kish marrë malli për të udhëtuar, qoftë dhe pa arsye, për të oksigjenuar disi vendqëndrimet e mia të gjata, që më janë bërë rutinë, e dashje pa dashje më ngushtojnë në pak metra katrore. E këshillova që të merrnin me vete një telekronist që e njeh zonën, për ta lehtësuar disi udhëtimin, që të mos humbnim kohë duke kërkuar shtigje, meqë për mua ishte prekja e parë në atë zonë. Fakti që do shkonim edhe për të ndjekur një veprimtari piktorësh më futi në një si ndjesi faji, pasi kisha vite që nuk ushtrohesha në një rilevim të gjallë në përballje me natyrën. Nuk më erdhi mbarë që në atë ditë të bukur, nga protagonist lëkure si piktor të shkoja si konsumator i thjeshtë, apo le të themi si i përjashtuar nga një dashuri e vjetër, që e njihja mjaft mirë, qoftë si përjetim, qoftë si rritje e çdo njeriu që ka pasur fatin të gjendet në udhën e artit. Por, ja që ndodh edhe kështu.

Një arsye tjetër për këtë udhëtim është qyteti nga ku kalohet, ku unë shkoj me një dashuri disi të ndrojtur, që herë pas here më shtyn në një kllapi nga ato që i ngjajnë ndjenjave të pashprehura, jo aq për ambientin apo dukuritë urbane se sa për një fill kujtimesh që e bëjnë këtë vend përherë e më të mistertë dhe të dëshiruar për mua.

Sa herë që rikthehem në Shkodër aq më shumë më ngjan me një bazament të nënkuptuar, si pjesë e një relievi që i jep një kuptim të zgjeruar udhëtimeve që bëj në raport me shenjat dhe komunikimin e shtruar metafizik – kjo sepse e kam jetuar këtë qytet, dhe si aso kohe ashtu dhe sot ndihem si një fëmijë që ulet dhe rilexon kujtime të fshehura, ose jetë të ripara së gjalli në një etje të shfrenuar për ta rrokur këtë përjetim. Nuk jam i vetmi: kam bindjen se molisje të tilla metafizike i ndodhin çdokujt që ka kryer një udhëtim jetësor në këtë apo atë vend të planetit.

Nisja nga Tirana qe herët në mëngjes. Në këtë udhëtim na u bashkëngjitën Anila dhe Monika, një motiv më shumë që kjo rrugë të tingëllonte edhe më tërheqëse, pasi ke rastin të ndash një mozaik bukurish natyrore e njerëzore. Motin e kishim në favor. Qe një nga ato ditë tetori që shkëlqente çdo gjë përreth në një ekzaltim të pamatë ngjyrash. Relievi sa vinte dhe bëhej edhe më i kjartë. Ajri ishte dehës dhe i thatë. Pak para kufirit morëm në të djathtë, ku dhe filloi aventura e një përshtypjeje të paharrueshme. Rrugët ishin lehtësisht të kalueshme dhe me një thyerje peizazhi që na detyronte gjatë gjithë kohës të ndalonim për të shkrepur ndonjë foto të shoqëruar vjedhurazi me duhan.

Në Lëpushë mbërritëm diku nga ora dy e drekës, kohë kur ndiejmë se fjalët po mbaronin dalëngadalë, dhe secili u vetmua në mënyrën e vet nën një efekt magjik, tranduar nga çfarë na shfaqej para syve: një mrekulli natyrore e paimagjinueshme. Është një nga ato momente kur njeriu humbet dimensionin apo fuqinë për të konkurruar natyrën. Ndien sikur vjen duke u zvogëluar nën këtë figuracion, si çdo element tjetër që tenton të matet me një madhështi të këtij lloji.

Nëpër pllaja dalloheshin të pikëzuara disa forma të çuditshme, si insekte të mbivendosura në një kompozim minimalist, si njolla kundërthyese të një bukurie gjigante. Ishin piktorët në aksion e sipër, ndërthurur me makinat e tyre që ndrinin si rruaza mbi një peizazh epik e hijerëndë. Më erdhi për të qeshur, sepse ngasja e tyre ndihej e zvogëluar, por raporti ndërhyrës në peizazhin që pikturonin ngjante si një ripikturim instalativ, që i jepte atmosferës një detaj shokues, si të vendosur me dorë në një hartë të stërzmadhuar.

Ndjeva se koha kishte ndaluar dhe isha kthyer tridhjetë vite pas, ku shpesh e gjeja veten si një udhëtar i humbur, që nuk e di nga mund ta fillojë ëndrrën e tij. Më zuri instinkti i atij që kthehet në vendin e origjinës, krejt pa dashje.

Dy qasje të menjëhershme më sunduan vizualisht: m’u ndërmend Ismail Lulani dhe një pyetje shumë e zgjatur që ia drejtoja vetes duke e bashkëshoqëruar në heshtje gjithë atë dimension monumental me shkrimet e Kadaresë për trillet dhe flirtet e tij me legjendat dhe bjeshkët e namuna. Në qasjen e parë më përfshiu një narrativë lineare dhe e përputhur në përjetimet e shumta të tij, ndërsa në lidhje me Kadarenë, akoma nuk e kuptoj se si e përdorte gjithë këtë rrethnajë lirike me dramacitetin që i jep gërshetimeve në transcendencë të psikës së malësorit si një hero i dylltë dhe imagjinar. Që të dy, në një mënyrë apo në një tjetër, njëri përmes përvijimeve të imëta e të detajuara të karakterit të gojëdhënës së ripikturuar e të kthyer në imazh, dhe tjetri përmes emotivitetit dhe frymës irracionale për të riformuluar dramën e legjendës në një kryevepër të përshkrimit dhe analizës së skalitur në meit e ftohtë.

Pothuaj i njëjti udhëtim, por me ndryshimin se gjurmimi dramatik i Kadaresë bënte diferencën e një karakteri cytës, disi dekompozues dhe me ngjyrime të hirta e të përafërta. Duhej një fuqi e madhe për t’i shpëtuar atij raporti përmbysës që të jepte ekzaltimi i territorit dhe fuqia depërtuese e shkrimtarit për të rikrijuar, si i shpëtuar përmes thellësisë shpuese dhe ftohtësisë për të mos e lejuar këtë depërtim zaptues si shkas viktimizimi. Këtu shkëputet shkrimtari. Një tjetër planet i ndërkallur si instrument i mendjes depërtuese në një rindërtim krejt të ripikturuar me fjalë si udhëtim sureal.

Një arsye tjetër se si shkruan Kadare për këto treva është favorizuese, se ndryshe nga Fishta, Mjeda, Camaj dhe lirikë të tjerë, kishte si plus distancën për ta hedhur përjetimin jo aty për aty e në sinkroni (si barazi e jetës me veprën), siç u ndodhi shkrimtarëve lirikë të Veriut. Është një lloj teknikaliteti shoqëruar nga një përfytyrim rrëqethës, si rrjedhojë e një udhëtimi përmes motorëve të shfrenuar të fantazisë; si një dashuri e pashkelur e. fantazuar, e mbajtur me fanatizëm në laboratorin e tij të madh.

Por, në interes të këtij udhëtimi do të ishte që, krahas përfytyrimit që i jep krahë letërsisë, janë edhe shënjuesit e drejtpërdrejtë të natyrës ata që grumbullojnë të tjera emocione të një karakteri më hapësinor – të paqtë, pelegrinët apo ectarët e përjetimeve pamore, që tashmë janë të kudogjendur në një tjetër arketip ripërtëritës, si të ndalur në kohë.

Dhjetëra hapa na ndajnë nga Bjeshkët e Namuna dhe disa dhjetëra të tjerë nga terrene idilikë, si ngastra ngjyrimesh të kompozuara me kast, pa pasur nevojën të intrigosh se çfarë të shfaqet përpara.

Lëpusha tashmë është pushtuar, jo më nga malësorë majekrahi apo heronj vetmitarë të ndërgjegjes, por nga shkelës me kombësi të ndryshme që masin botën tasheparë me hapat e një ngulmimi për të gëlltitur gjithçka, si gjurmëlënës realë të banimit mbi tokë.

Ishte vakt dreke dhe tek-tuk, ngjitazi peizazhit, breronin kavaletë të braktisur që nuk i trazonte kush, si shenja të udhërrëfimit njerëzor në një paqe të pamatë. Nuk kishte as policë, as valë, as hierarki, as zhurmë. Dëgjoheshin vetëm hapat tanë dhe shkëmbimi i ndonjë tungjatjete.

Piktorët e kolonisë ishin mbledhur rreth një sobe druri në një hapësirë të pangjashme, si një kuzhinë apo korridor ndarës. Dukeshin të bukur, përthyes, me një lëkurë të pjesëtuar e të ndryshme, sipas karakterit të secilit.

Një ndarje tjetër ngjante me një dhomë ekspozimi, ku ishin rreshtuar të gjitha pikturat që kishin bërë. Njeriu më i pazakontë ishte Martini, që për shkak të zbehtësisë së tij mund ta merrje si një turist skocez që kundron me vëmendje dhe tund kokën i kënaqur me befasitë e tyre.

Disi i veçuar po futesha me ngadalë në një udhëtim të kujtesës, ku së shumti sundohem nga ndikime njerëzore që më gostit e kaluara. M’u kujtuan të tjerë krijues që kishin shkelur këto zona si eksploratorë dhe specie të veçanta: Lulani, Keraj…një tjetër profil i pikturës alla-prima , Jukni e shumë të tjerë.

Pashk Përvathi, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Vangjo Vasili, Polovina, Sadik Kasa e disa të tjerë që ende ishin në terren. Ndërkaq kishte vetëm një pikë ku mund të kapje një gjysmë vale për të komunikuar me telefon. Mu duk sikur ishte Buza që i telefononte dikujt… Më afrohet Tom Thercaj, telekronisti, e më thotë se po i telefonon, – kujt e pyeta? – Gruas më tha. Në fakt, ishte një humor i zi, pasi gruaja që po merrte në celular kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Bukur, thashë me vete, s’ka më bukur.

Çfarë ngushëllimi: ka ende shpresë, si në legjenda, në gjendje transi, ku njeriu thjesht beson dhe i drejtohet dikujt që ka qenë i rëndësishëm. Thjesht i telefonon, duke e ditur se nuk merr përgjigje, por përsëri beson, se edhe mundet…

Këta janë piktorë të trishtë, të impostuar në një trend të ndalesës, të bukur në lëkurën e kërkuesit, irracionalë, duke pritur të pamundurën, shpresën, besimin se…

U preka njerëzisht, pasi mendova se paska ende të marrë. Bota ka nevojë edhe për ata të verbër apo dashnorë të imagjinatës, për të treguar se ligjet e natyrës kanë pika përjashtuese si përjasht rregullit..e qasje të dobëta.

Mu bashjëkujtua sërish Lulani, si ata burrat e heshtur, fisnikë që dinë të jepen, që ushqehen me një gamë ndjenjash të holla e delikate, në një dashuri pafund e të munduar për të bijën, Orin; një lloj pengu që veç ai dinte t’i jepte bukuri – e mbante gjatë në mendje e në zemër; e shprehte si një dobësi të pashquar, e pamundur t’i parashikonte të ardhmen, si një bisedë e shtruar me dhe pa prezencë. Një sentiment që të afrohej si dangë e të ngecte në fyt, pasi kishte aftësinë ta përjetonte shtruar në një shkëlqim sysh që nuk të shqiten. Ende e ruaj në kujtesë një lloj çakordimi të tij, që kryesisht e bënte të harrohej pas kujdesit që i kushtonte kanarinave që mbante në studio. Njëherë më pa në sy dhe më tha që të mos humbisja kohë: nëse do fëmijë, mos u vono, se janë peng i madh. E desha Lulanin se ishte i hapur, njerëzor. Ishte nga ata piktorët e lindur, me ngulm të vazhdueshëm për të ndërtuar mikrobotën e tij përmes punës. Qe një sagë e gjatë, me pështjellime nga ato të thjeshtat, si hall njerëzor. Qe i butë në zhguallin e tij, por krejt tjetër në fuqinë e krijimit, në një ndarje të distancuar e me karakter të fortë.

Për shkak të origjinës së tij dhe jo vetëm për këtë, më ishte ravijëzuar në memorie si një identifikim i përputhur edhe përmes narrativës së tij pamore. Zbritur afërsisht nga këto treva, kisha dëgjuar me orë të tëra rrëfenjat e tij, por edhe vizatimet e shumta, strukturën dhe njëfarë anatomie të kujtesës kolektive për heronjtë e këtyre zonave, që më dukeshin sikur i kisha takuar edhe më parë përmes përfytyrimit, në një lloj indoktrinimi ngjitës, që të riformulohet në qenie si përshtatshmëri e vetë kujtesës.

Nga të gjithë prototipat që mbërthejnë imazhin përcaktues të një piktori si Lulani, më i kryeri ishte një miksim karakterial e mishërues shartuar me origjinën e tij; një specie që të afrohej si një strukturë që të dukej sikur nëse nuk do ekzistonte natyra si aleancë dhe veçanërisht veriu, nuk do të mund të dallonim një destinacion të përputhur mes identitetit të tij dhe pikturës që ai bëri. Shota, Dedë Gjo Luli, Fushë Kosova, Muji dhe Halili, betejat e Skënderbeut e shumë vepra të tjera të lidhura me këto treva përbënë boshtin e një piktori epik, që e lidhi të gjithë krijimtarinë përmes emotivitetit të origjinës apo gojëdhënave historike. Një pikturë analitike me referenca të ndërmjetme dhe ripërjetuese e një realiteti të krijuar si në rrethana murgjërie.

Studiot e piktorëve ishin edhe vendtakime të buta ku bisedohej lirisht mbi çka mund të ishte përtej, për lirinë e zvogëluar të asaj kohe. Po të kishin një mekanizëm regjistrues ato mure, sot do të kishim ligjërata marramendëse e rrëfenja nga më të çuditshmet, që do t’i kishte zili çdo arkivë e hapur e mendjes njerëzore. Aty u rrit një brez i tërë, që në mënyrë informale ushqente zërin e brendshëm për një ëndërr: njohjen.

Piktorët janë të ngjashëm, në mos e njëjta racë me poetët, pasi përmes emotivitetit dhe forcës poetike në humusin njerëzor dallojnë ngjyrime të shënjuara, qoftë si karaktere, qoftë si shprehje totale e personalitetit të tyre. Ata janë kujtesa e përjetimeve emocionale, që shkrrahen butë afër tokës së tyre, si shenja që ndonjëherë ngatërrohen me territorin fizik.

Të tillë më erdhën në këtë udhëtim jo dhe aq të zakontë në strukturën e tyre gjithnjë në cytje për të kapërdirë feksje dhe përshtypje, që i afron mjedisi, herë si mjeshtra e herë si mendimtarë/filozofë, por edhe si sentimente të pakryera që dangojnë ndërgjegjen.

Janë pelegrinët e parë që gërmojnë peizazhin natyror dhe marrin shenjat e fshehura të përsëritjes së botës në një vallëzim të heshtur.

Ju sugjerojme

Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini
Aktualitet

Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini

13:06 | 04/10/2023
Ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut, prokurori Kreshnik Ajazi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut, prokurori Kreshnik Ajazi paraqitet në SPAK

11:52 | 04/10/2023
Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë
Kosova

Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë

10:35 | 04/10/2023
Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës
BOTA

Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës

10:33 | 04/10/2023
Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dyshime se shoferi humbi vetëdijen për shkak të ndonjë sëmundjeje
BOTA

Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dyshime se shoferi humbi vetëdijen për shkak të ndonjë sëmundjeje

08:46 | 04/10/2023
Komuniteti shqiptaro-amerikan letër Joe Biden: Të shqetësuar nga kërcënimet e Serbisë drejt Kosovës
BOTA

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër Joe Biden: Të shqetësuar nga kërcënimet e Serbisë drejt Kosovës

08:29 | 04/10/2023
Para
Arrestohet prokurori, akuzohet për korrupsion

Arrestohet prokurori, akuzohet për korrupsion

UET Alumni, rrjeti që zgjerohet bashkë me suksesin e universitetit

UET Alumni, rrjeti që zgjerohet bashkë me suksesin e universitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 5 tetor 2023
  • Ndodh çudia në Greqi! 13-vjeçarja shkon me dhimbje të forta në spital dhe lind foshnjën pa e ditur se ishte shtatzënë
  • Më shpejt nga ç’e prisnim! Zbulohet data e DASMËS së Venera Lumanit dhe Lind Islamit
  • Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj
  • Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini
  • Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 28-vjeçarit në Përmet
  • PS rezolutë në Kuvend për sulmet në veri të Kosovës
  • U kap me snajper në makinë, 7 vite burg për ish-efektivin e RENEA-s
  • Ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut, prokurori Kreshnik Ajazi paraqitet në SPAK
  • Balla paralajmëron: Efektivët që dalin në përgjimet e SKY dhe EncroChat do të përjashtohen nga Policia!

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al