Aktualitet

Pedagogët, kërkesë qeverisë për vaksinimin e tyre

               Publikuar në : 20:45 - 15/01/21 liberale

Përmes një kërkese me shkrim drejtuar qeverisë shqiptare, Sindikata e Punonjësve në Universitete kërkon që në planin kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19 të këtë përparësi edhe stafi akademik. Kreu i kësaj sindikate, Sandër Kovaçi sqaron se një masë e tillë i hap rrugën rikthimit në auditore.

“Ne këmbëngulim që të vaksinohemi në mënyrë që të japim mësimin në auditor për ta mbyllur këtë vit online. Këtu mësimi online behët në mënyrë rrethanore, pedagogët improvizojnë në çfarëdo lloj mënyre për të realizojnë këtë”, tha Kovaçi në Klan Tv.

Sipas tij mësimi online po penalizon në mënyrë të parikuperueshme studentët, veçanërisht në ato degë që kanë përparësi lëndët praktike.

“Nëse mbyllim edhe semestrin e dytë online i bie që 50% e bachelorit të bëhet online dhe ju e imagjinoni vetë prapambetjen akademike dhe formimin profesional të studentëve. Po ashtu 70% e masterit shkencor i bie që të mbyllet online”, u shpreh kreu i SPUSH.

Në Institucionet e arsimit të lartë publik janë të angazhuar rreth 5000 pedagogë, pjesa më e madhe e tyre mbi 45 vjeç.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back