Gazetari Baton Haxhiu, përpara zgjedhjeve të 6 Tetorit vuri një bast të fortë, nëse PDK nuk do të fitonte, ai tha se do të mbyllte televizionin e tij.
“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu u shpreh disa javë më parë gazetari Baton Haxhiu.
Por mesa duket e ka humbur bastin, pasi zgjedhjet i fitoi Vetëvendosja.
Ndërsa dje kur Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës. /Gazeta Liberale