Politikë

PDIU ankimon rezultatet për këshillat bashkiakë në Lezhë dhe Delvinë

Shkruar nga Liberale
PDIU ankimon rezultatet për këshillat bashkiakë në

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kërkuar rinumërim të votave në 2 KAZAZ në Bashkinë e Lezhës.

PDIU ka kërkuar rinumërimin e fletëve të votimit në KZAZ nr. 12 në Lezhë dhe në KZAZ nr. 13 po në këtë qytet.

PDIU ankimoi në KAS edhe tabelën përmbledhëse të rezultateve për Këshillin Bashiak në këtë Bashki. Nga referimi i tabelës përmbledhëse të KZAZ 12 dhe 13, rezulton se ky subjekt zgjedhor ka marrë 284 vota dhe 225 vota, në total 509 vota. Nga përfaqësuesit e tyre në këto KZAZ, janë vërejtuar parregullsi.

PDIU ka ankimuar në KAS edhe rezultatet për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Delvinë, në zgjedhjet e 14 majit. Kjo forcë kërkon përllogaritjen e mandateve për kandidatët e Këshillit Bashkiak Delvinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH