Aktualitet

PD zgjedh 8 drejtuesit politikë për Tiranën, Duma përballë Veliajt

Shkruar nga Liberale
PD zgjedh 8 drejtuesit politikë për Tiranën, Duma

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur tetë drejtuesit politikë për Tiranën. “Vizion Plus” mëson se bëhet fjalë për emra të tillë si Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këllici dhe Flamur Noka.

Në sy bie fakti që Basha ka vendosur përballë kryebashkiakut Erion Veliaj, ish-deputeten Grida Duma. Ata do të “përplasen” me njëri-tjetrin në Rrogozhinë e Kavajë, për arsye se Veliaj mbulon fushatën e PS aty. Kujtojmë që kryebashkiaku ka denoncuar për shpifje ish-deputeten, për deklaratat që ajo bëri pas publikimit të përgjimeve të Antimafies italaine për Ndraghetan.

Lista e plotë e drejtuesve politikë të PD në Tiranë:

ALDO BUMÇI- Dega Tirana 1 + 12 + 14

JORIDA TABAKU- Dega Tirana 2 + 3 + 10

ALFRED RRUSHAJ- Dega Tirana 4 + 8

GRIDA DUMA- Kavajë + Rrogozhinë

AGRON SHEHAJ- Dega Tirana 5 + 7

ALBANA VOKSHI- Dega 9 + 11

BELIND KËLLIÇI- Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16

FLAMUR NOKA- Kamëz + Paskuqan + Vorë

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH