Aktualitet

PD: Xhaçka të dorëhiqet, përdori helikopterin për fushatë

Shkruar nga Liberale
PD: Xhaçka të dorëhiqet, përdori helikopterin për

Partia Demokratike ka akuzuar Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, se në shpërdorim të hapur me detyrën ka përdorur helikopterin e Forcave Ushtarake për fushatë elektorale.

“Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve. Punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10 mijë euro”, tha Vokshi.

Në kundërpërgjigje, Ministria e Mbrojtjes i ka cilësuar këto akuza inskenime të ulëta ‘alla Babale’, duke nënkuptuar ish-deputetin e PD dhe ish-shefin e Shtabit, Xhemal Gjunkshi, i cili në faqen e tij me Facebook publikoi pamjet e një helikopteri ushtarak që sipas tij po përdorej nga Ministrja Xhaçka si taksi për qëllime fushate politike.

“Jemi të keqardhur që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e Ushtrisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH