Aktualitet

PD- Veliajt: Nuk na e mbyll dot gojën, s’kemi frikë nga gjyqet

Shkruar nga Liberale
PD- Veliajt: Nuk na e mbyll dot gojën, s’kemi frikë nga gjyqet

Partia Demokratike ju përgjigj menjëherë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas paralajmërimit të këtij të fundit se do të çojë në gjykatë për shpifje ish-deputeten Grida Duma.

Përmes një reagimi për mediat, selia blu tha se nuk frikësohet nga gjyqet sepse kërkon të mbrojë interesin e qytetarëve. Sipas PD, kryeministri Edi Rama dhe Veliaj janë të frikësuar.

“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar. Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën. Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje. Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, thuhet në reagim.

Më herët, Erion Veliaj reagoi pas akuzave të PD se ai ishte i lidhur me mafien italiane “Ndragheta”, nëpërmjet dhënies së lejeve të ndërtimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH