Aktualitet

"PD s’ka marrë asnjë qindarkë ruse", Berisha i përgjigjet Majkos: Dosjen e mbylli Rama

Shkruar nga Liberale
"PD s’ka marrë asnjë qindarkë ruse", Berisha i

Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Pandeli Majko lidhur me çështjen e financimit me paratë ruse.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë qindarkë nga një vend armik.

“Është e vërtetë që ish-kreu i saj është akuzuar, për këtë është ngritur një komision që do hetojë. Mos harroni që dosjen e mbylli Rama dhe Agaçi. Mjafton të shikosh vendimin e mbylljes dhe shikon sa qesharakë janë, Rama e dinte që ishin para ruse. E bëri këtë për të mbajtur peng Bashën apo për dosjen Mezin, kjo mbetet për t’u parë”, deklaroi Berisha.

Majko tha në Kuvend, se në vend që të merren me patronazhistët e PS-së, demokratë duhet të merren me akuzën për marrjen e parave ruse. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH