Aktualitet

PD: Reforma territoriale shërbeu vetëm për të punësuar militantë

Shkruar nga Liberale
PD: Reforma territoriale shërbeu vetëm për të punësuar

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka fryre administratën e bashkive me militantë partiakë.

Nga selia blu, Mateo Spaho tha se 92 milionë euro në vit është kostoja e pagesave të tyre, për t’i shërbyer propagandës së Edi Ramës.

“Një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës është reforma territoriale, e cila është keqpërdorur për punësimin e militantëve të pushtetit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre.

70% e financave vendore shkojnë për paga dhe administratën dhe vetëm 30% në investime në qytete dhe fshatra. Kjo do të thotë më pak shërbime për qytetarët, më pak zhvillim”, u shpreh Spaho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH