Aktualitet

PD reagon për sekuestrimin e RTV Ora: Të bëhet transparencë e plotë

Shkruar nga Liberale
PD reagon për sekuestrimin e RTV Ora: Të bëhet transparencë

Partia Demokratike ka reaguar për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, në një postim në Facebook, shkruan se PD ka ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe se mbështet cdo lloj hetimi, por apelon për transparencë.

Postimi i plotë

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.

Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.

Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH