Aktualitet

PD: Rama anuloi zgjedhjet për të mbajtur në PS Vangjush Dakon

Shkruar nga Liberale
PD: Rama anuloi zgjedhjet për të mbajtur në PS Vangjush Dakon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama, lidhur me përzgjedhjen dhe votimin e kandidatëve për deputetë në PD.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama është i frikësuari më i madh nga zgjedhjet brenda partisë dhe se “ai si kryetar partie i përzgjedh kandidatët në në bashkëpunim me krimin e organizuar.”

Postimi i plotë

Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota! ?“

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224005903285106/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH