Aktualitet

PD: Qeveria t’i hapë rrugë zgjedhjeve

               Publikuar në : 17:20 - 14/01/20 liberale

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas tryezës për reformën zgjedhore, ku e pranishme ishte edhe opozita.

Sipas Bardhit qeveria duhet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’i hapë rrugë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.

2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.

  1. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back