Aktualitet

Dokumenti/ PD përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Liberale

"Gazeta Liberale" ka siguruar një udhëzim nga Partia Demokratike, sipas së cilit kreu i kësaj partie, Lulzim Basha u ka kërkuar strukturave në terren të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

Në udhëzim shkruhet se kërkohet në mënyrë urgjente që të nisë verifikimi i listave zgjedhore për të identifikuar votuesit që tradicionalisht votojnë për të djathtën.

UDHËZIMI

Kryetari i Grupseksionit, Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe:

•identifikojnë për cdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike.

•identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës.

•kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetjes për PD.

•regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicionalë të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesuesit tradicional të sigurt.

•identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie.

•rimarrin kontakt me votuesit tradicionalë të sigurt të PD që nuk janë anëtarë për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

Votuesit qe ftohen te jene pjese e strukturave te PD, duhet te marrin përgjegjësitë si anëtar partie dhe duhet te jene aktivë ne veprimtarine politike dhe elektorale te PD.

Pjese e ketij procesi do te jete edhe lidhja demokratike e gruas, e cila do te synoje qe jo me pak se 30% e anatareve te rinj te jene vajza dhe gra.

Edhe Forumi rinor i PD, do te jete gjithashtu aktiv gjate kesaj kohe, dhe sipas udhezimit ka per detyre te identifikoje te rinjte e moshes 15-25 vjec.

Kjo periudhe pune, sipas udhezimit do te jete nga 1-15 tetor, dhe gjate kesaj kohe do te punohet per identifikimin e votuesve tradicionale te pd, që kanë dëshirë të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

Ky proces sipas dokumentit duhet te perfundoje brenda dates 31 tetor 2019.

nje tjeter urdher ka shkuar edhe per koordinatoret e PD ne qarqe, puna e te cileve ishte parashikuar te mbaronte ne shtator, por eshte zgjatur deri ne 31 tetor dhe secili nga koordinatoret do te jete mbikqyres i punes se strukturave me qytetaret.

“Ju bejme me dije qe krahas detyrave qe keni ne deget ku zhvilloni aktivitetin tuaj, do te vazhdoni te jeni koordinatore ne deget e caktuara ne Urdhrin nr. 108, dt. 12.07.2019 edhe per ndjekjen e Udhëzimit nr. 141 Prot., datë 29.09.2019 te Kryetarit të Partisë “Mbi evidentimin e votuesve të Partisë Demokratike që angazhohen të marrin përgjegjësi si anëtar partie”.

/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH