Aktualitet

PD nxjerr videon dhe tregon çfarë ndodhi te Drejtoria e Policisë

               Publikuar në : 14:26 - 29/05/19 V Liberale

Partia Demorkatike ka publikuar videon e debatit mes policisë dhe tyre tek Drejtoria e Policisë së Tiranës pas arrestimit të protestuesve më 16 shkurt.

“Drejtori i Pergjithshem, nendrejtori i pergjithshem, prokurori i ceshtjes ishin te impenjuar jo me detyrat e tyre, por te mbytur nga avujt e alkoolit. Ne zyrat e shtetit u vume perballe agresionit te disa funksionareve te larte te policise te dehur nga alkooli. Pamjet tregojne se Drejtori i Pergjithshem i Policise agreson deputetin Strazimiri per t’i marre telefonin me te cilin po filmonte. Nendrejtori i policise vendos doren ne brez per te nxjerre armen“, – tha Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat.

Në një deklaratë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë thoshte se ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal.

Ish-deputetët që po procedohen: 

Flamur Noka

Klevis Balliu

Xhemal Gjunkshi

Enkelejd Alibeaj

Gent Strazmiri

Anton Frrokajn / Gazeta Liberale

 

(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *