Aktualitet

PD: Një vit pas tërmetit, shumica e qytetarëve pa çati

Shkruar nga Liberale
PD: Një vit pas tërmetit, shumica e qytetarëve pa çati

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shumë qytetarë ende nuk janë futur në shtëpi.

Në një postim në Twitter, PD shkruan se Shqipëria ka ngelur në vend për shkak të qeverisë socialiste.

“Tërmeti shkatërroi shumë shtëpi në DR, TR, Thumanë, Sukth. Pas më shumë se 1 viti, shumë qytetarë janë ende pa një çati mbi kokë. Kjo sepse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. Ka ngecur për 8 vjet me radhë. Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresën. #ShqipëriaFiton”, thuhet në reagimin e PD-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH