Aktualitet

PD: Masakra elektorale në Qarkun e Beratit nuk do të njihet

Shkruar nga Liberale
PD: Masakra elektorale në Qarkun e Beratit nuk do të njihet

Drejtuesi politik i qarkut të Beratit për PD-në, Tomorr Alizoti deklaroi se KAS nuk duhet të mohojë të drejtat për transparencë të zgjedhjeve.

Në një dalje publike, Alizoti pohoi se në zgjedhjet e 25 prillit u përfshinë krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës dhe punësimi sezonal.

Sipas Alizotit, përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin. Mes të tjerash PD-ja tha se masakra elektorale në Qarkun e Beratit nuk do të njihet.

DEKLARATË E DREJTUESIT TË QARKUT BERAT, TOMORR ALIZOTI

Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje. Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal.

Përvecc blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.

Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna. Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh oparash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë, shpërndahjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit.

Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u ccuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme. 93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë.

KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë. Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen.

Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit më të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia. Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH