Aktualitet

PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Dibrës

Shkruar nga Liberale
PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Dibrës

Partia Demokratike Dega Dibër ka denoncuar në SPAK dhe Kontrollin e Lartë Shtetëror kryetarin e Bashkisë Dionis Imeraj. Opozita e akuzon Imerajn për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Partia Demokratike Dega Diber me date 04.05.2020 ka denoncuar ne Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe KLSH për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera , kryetarin e pazgjedhur të Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dhe personat e tjerë përgjegjës për zhvillimin e tenderit me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”, tha kryetari i PD-së për Degën e Dibrës, Naim Gazidede.

Sipas PD-së edhe pse në një kohë pandemie dhe një situate shumë të rëndë ekonomike vëmendja e kryetarit të Bashkisë Dibër dhe bashkëpunëtorëve të tij ka qenë tek ndërtimi i ujësjellësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH